Britanikja “The Independent” ka publikuar hartën e emrave dominues për djem dhe vajza në vendet europiane.

Në këtë hartë përfshihet edhe Shqipëria, ku Noel është emri i preferuar për djemtë e lindur në vitet e fundit dhe Amelia është emri më i përzgjedhur për vajzat.

Emri Sofia dhe variante të tij si Sofija dhe Zofija është emri më i përhapur për vajzat në Europën Lindore, ndërsa Ema është më popullor në Perëndim.

Sa u takon djemve emri Maksim dhe Maxim është më i përhapur në lindje të Europës, Jakub, Luka dhe Lucas dominojnë në Europën Qendrore, ndërsa në vendet Skandinave William është më i përhapur.

Harta e emrave më të përhapur është ndërtuar në bazë të të dhënave të publikuara nga autoritetet e vendeve përkatëse.

30 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) T.CH

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Amelia dhe Noel, emrat më të përhapur në Shqipëri Amelia dhe Noel, emrat më të përhapur në Shqipëri Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!