Kjo është një histori dashurie e pazakontë; ajo është një refugjate myslimane nga Iraku, ai një polic kufiri i krishterë nga Maqedonia. Por ata thonë se ishte dashuri me shikim të parë.

Një ditë, marsin e shkuar, 20-vjeçarja Noora Arkavazi dhe familja e saj; prindërit, vëllai më i vogël dhe motra, arritën kufirin serb. Ata ishin larguar nga shtëpia e tyre në Diyala, Irak, muaj më parë, me shpresën për të mbërritur në Europë e për t’i shpëtuar konfliktit të përgjakshëm mes militantëve të ISIS dhe koalicionit qeveritar në Irak.

“Po udhëtonim si mijëra refugjat të tjerë”, rrëfen ajo. Bobi Dodevski ishte i vetmi oficer policie në detyrë që fliste anglisht atë ditë. Noora dhe Bobi thanë për CNN se ranë në dashuri me njëri-tjetrin menjëherë dhe në qershor u martuan. Çifti tani jeton në Kumanovë, Maqedoni.

Në muajt që pasuan takimin fatlum mes Bobi dhe Noora, familja e saj vazhdoi rrugëtimin për në Gjermani, ku kërkuan azil.

Ajo vendosi të qëndronte në Maqedoni me Bobin. Noora flet disa gjuhë, kështu që tani i kalon ditët duke punuar për Kryqin e Kuq.

Bobi, i cili ka punuar si oficer policie për 15 vjet, është zhvendosur në kufi vitin e shkuar për shkak të krizës së refugjatëve.

5 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Dashuria me shikim të parë e një refugjateje dhe një polici kufiri Dashuria me shikim të parë e një refugjateje dhe një polici kufiri Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!