Obeziteti është fenomeni që ka mbërthyer një pjesë të madhe të globit. Për të ndalur këtë shumë shtete kanë nisur që të krijojnë strategji anti-obezitet. Franca është një nga vend që ka nisur zbatimin ndaj luftës me obezitetin. Autoritetet urdhërojnë restorantet dhe hapësira të tjera ku merret ushqim që të ofrojnë pije të pakufizuara me sheqer.

Tani është e paligjshme të shiten pije të tilla pa limit me një çmim fiks. Numri i njerëzve mbipeshë në Francë është nën mesataren e Bashkimit Evropian, por është në rritje.

Të gjitha ushqimoret publike në Francë, nga restorantet zinxhir deri te kantinat shkollore, preken nga ligji i ri.

Autoritetet thonë se qëllim i ligjit “është të kufizohen, sidomos në mesin e të rinjve, rreziqet e obezitetit, mbipeshës dhe diabetit”, në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Një strategji të tillë e ka nisur më herët edhe Britania e Madhe.

27 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Franca, luftë obezitetit, ndalon shitjen pa limit të pijeve me sheqer Franca, luftë obezitetit, ndalon shitjen pa limit të pijeve me sheqer Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!