Një zyrtar iranian ka kërkuar që të gjitha punonjëset e seksit dhe personat pa e pastrehë në Teheran që janë të varur nga droga, të sterilizohen me qëllim të parandalimit të “dëmit social”.

Siavash Shahrivar, udhëheqës i Departamentit për Çështje Sociale dhe Kulturore në Zyrën e Guvernatorit të Teheranit, ka thënë se prostitutat duhet të “binden” që të steriliziohen.

“Ekziston një qëndrim, një realitet mbi të cilin pajtohen shumë OJQ dhe elita sociale, nëse një grua është e sëmurë dhe punonjëse seksi, e cila nuk ka asnjë vend ku mund të kaloj natën, ajo duhet sterilizuar me miratimin e saj apo edhe dhunshëm”, ka thënë sot Shahrivar për mediat iraniane.

“Rreth 20 % e tyre e kanë sëmundjen e SIDA-s që i bënë edhe përhapëse të sëmundjeve”, ka thënë më tej Shahrivar. Mediat e Iranit shkruajnë se në Teheran janë mbi 3 mijë gra pa strehë.

2 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Irani kërkon sterilizimin e prostitutave Irani kërkon sterilizimin e prostitutave Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!