Auto Draft

Një gjykatë në Kazakistan e ka dënuar një person me tri vjet burg pasi ka postuar komente kundër presidentit të Rusisë, Vlaidmir Putin, në rrjetin Facebook.

Prokurorët në qytetin Aktobe dje e kanë shpallur biznesmenin, Sanat Dosov, fajtor për “nxitjen e mospajtimeve sociale” dhe e kanë dënuar atë bazuar në postimet e tij në Facebook, prej muajit korrik të vitit 2014 e deri në mars të vitit 2016.

Avokati i Dosovit tha se do të ankohet undër këtij vendimi.

Prokurorët thanë se Dosov, 46 vjeçar, e ka shkelur ligjin duke postuar deklarata në Internet, në të cilat thuhej se Putini po “e shkatërron” Rusinë, se ishte kritik ndaj politikave të tij sociale dhe për dënimin e përfshirjes së Moskës në luftimet në pjesën lindore të Ukrainës.

Sanat Dosov, që është kryesues i grupit civil, Ihtiyar, raportohet se ka pranuar se ka postuar komente në mediat sociale dhe kërkoi që të mos dërgohet në burg, pasi i ka gjashtë fëmijë edhe ata varen nga ai.

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Kazakistan: Dënim me burg për shkak se në Facebook e kritikoi Putinin Kazakistan: Dënim me burg për shkak se në Facebook e kritikoi Putinin Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!