Kishte futur një klandestin në valixhe, arrestohet një vajzë nga Maroku, e cila po tentonte të kalonte në qytetin Ceuta të Spanjës.

CNN, raporton se 22-vjeçarja ka tentuar të kalojë një person të moshës 19-vjeçare me origjinë afrikane, brenda në valixhen e saj nga Maroku drejt qytetit Ceuta. Forcat e sigurisë kanë ndaluar gruan pasi kanë parë veprimet e dyshimta të saj gjatë transportit të çantës, ndërkohë që kalonte pikën e kontrollit.

Pas kontrollit policia konstatoi se në çantën e saj është një 19-vjeçar nga Gaboni i Afrikës. Ndërkohë më pas ai është marrë nën kujdesin mjekësor për shkak të qëndrimit pa ajër brenda në valixhe dhe përkeqësimit të gjendjes së tij.

Ndaj 22-vjçares rëndon akuza e transportimit të klandestinëve, akuzë kjo që në Spanjë dënohet deri në 7 vite burg.

4 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Kishte futur në valixhe një klandestin, arrestohet 22-vjeçarja Kishte futur në valixhe një klandestin, arrestohet 22-vjeçarja Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!