“Shpresojmë që do të zbavitemi, hipoteza më e keqe është që do të vdes në ndonjë shpërthim dhe do të ndjek nga pas mamanë”. Janë fjalë dramatike në mënyrë “profetike” që Rita Chami, një libaneze e vrarë në atentatin të ndodhur në klubin e natës në Stamboll së bashku me një mikun e saj, ia ka thënë të motrës.

Disa media kishin folur edhe për një postim në rrjetet sociale, por që me shumë mundësi është fshirë. Chami ka humbur nënën e saj të sëmurë me kancer prej pak muajsh. Sipas mediave libaneze, këto fjalë i janë thënë të motrës para se të nisej në Turqi.

Rita Chami ka ndërruar jetë mes krahëve të mikut të saj Elias Wardini gjatë sulmit në diskotekën “Reina”. Wardini, edhe pse kishte pasur mundësi të largohej, mësohet se është kthyer pas tek mikesha e tij, duke u përpjekur ta mbrojë me trup, por për fat të keq edhe ai ka vdekur.

4 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Masakra në Stamboll, libanezja që “predikoi” vdekjen e saj Masakra në Stamboll, libanezja që “predikoi” vdekjen e saj Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!