Dy foshnje që janë diagnostikuar me kancer terminal janë kuruar duke përdorur një teknikë revolucionare. Layla Richards, 16 muajshe dhe një tjetër fëmijë i paidentifikuar 11 muajsh iu janë injektuar qeliza gjenetikisht imune në një spital në Londër.

Qelizat imune janë projektuar për të sulmuar qelizat kancerogjene pasi përpjekjet e mëparshme të trajtimit të foshnjave kishin dështuar.

Një vit me radhë, mjekët përshkruar reagimin e fëmijëve nga trajtimi në fjalë,i cili duhet thënë se ishte gati një mrekulli. Ky mund të konsiderohet si trajtimi i parë i suksesshëm i kancerit.

Eksperimenti rrit mundësitë e kurimit të të prekurve me kancer dhe kostot janë shumë herë më të ultë se kimioterapia apo metodat e tjera.

Trajtimi përfshinë qelizat e projektuara, të njohura ndryshe se CAR-T që janë mjaft të reja, radikale dhe ende nuk kanë dalë në shitje. Por ato kanë treguar sy kjo metodë trajtimi e kancerit në gjak është shumë e suksesshme.

28 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Mrekullia, foshnjat kurohen nga kanceri falë trajtimit të ri Mrekullia, foshnjat kurohen nga kanceri falë trajtimit të ri Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!