Fotografë e të apasionuar pas vullkaneve, mundën të shijonin pamjet spektakolare të llavës që vazhdon të rrjedhë nga maja e vullkanit Kilauea ne ishullin e Hauait. Aktiviteti vullkanik u përshkrua si i moderuar nga Mick Kalber, i cili xhiron dukuri te tilla.

Sipas fotografëve rrjedhja ishte shumë aktive me llavën e shkrire dhe ajo ishte në avancim të vazhdueshëm drejt oqeanit indian. Kur llava hyn në kontakt me oqeanin ndodh një reaksion shpërthyes që mund të ngrejë në ajër objektet.

Pas bashkëveprimit krijohet tokë e re. Autoritetet paralajmërojnë se nuk është e këshillueshme të afrohesh pranë zonës ku ndodh bashkëveprimi, edhe sepse toka e re e krijuar mund të jetë e paqëndrueshme. Ndonjëherë rrjedhja e llavës mund të jetë aq e shtrirë sa të rrezikojë komunitete të tërë na Hauai duke djegur edhe shtëpi.

28 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Rrjedhja spektakolare e llavës në Hauai (Video) Rrjedhja spektakolare e llavës në Hauai (Video) Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!