Një shtetase marokiane është arrestuar në kufirin mes enklavës spanjolle të Ceuta-s dhe Mrokut ndërsa po përpiqej të fuste në makinë në mënyrë klandestine një migruese subsahariane të fshehur në një valixhe.

22-vjeçarja është ndaluar nga doganierët spanjollë të cilët e kanë cilësuar të dyshimtë sjelljen e saj.

Në brendësi të valixhes, e lidhur në tavanin e makinës, është gjetur një shtetas afrikan nga Gaboni, 19 vjeç pa asnjë dokument, me këtë të fuundit që rrezikonte të humbte jetën i asfiksuar.

2 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Spanjë, tentoi të kalonte me valixhe në kufi një migrant Spanjë, tentoi të kalonte me valixhe në kufi një migrant Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!