Po përpiqej të bënte një ‘selfie’ me një krokodil që kishte dalë mbi tokë nga një përrua, me këtë të fundit që nuk e ka pranuar ftesën, duke e kafshuar në këmbë.

Protagoniste e aventurës së papritur ka qenë një turiste franceze, e cila po vizitonte parkun kombëtar të Khao Yai, në Tajlandë.

Sipas asaj që deklaroi një punonjës i parkut tajlandez, 47-vjeçarja kishte mbetur e mahnitur nga bukuria e pyllit, ose ndryshe nga “shtëpia” e aligatorëve.

Kështu, duke mos i rezistuar tundimit për të fotografuar vendin, ka tentuar t’i afrohet një krokodili, i cili po pushonte nën hijen e një peme, por në një moment ai e ka kafshuar turisten në këmbën e majtë.

Menjëherë ajo ka kërkuar ndihmë dhe punonjësit e ndihmës së shpejtë kanë ndërhyrë, duke vendosur mjete sanitare në gjurin e saj për të ndaluar hemorragjinë. Gruaja është transportuar më pas në spitalin e Bangkokut, por për fat të mirë nuk është në rrezik për jetën.

2 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Turistja kafshohet nga krokodili për një ‘selfie’ Turistja kafshohet nga krokodili për një ‘selfie’ Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!